Mickoski thirrje Këshillit Gjyqësor: Të propozojë zgjidhje – Gir: Është e qartë çfarë duhet bërë, ka rekomandime nga BE

TË FUNDIT

Kryeministri Hristijan Mickoski kritikoi qëndrimet e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve të cilët janë kundër premtimit të tij parazgjedhor për shpërbërjen e plotë të këtyre organeve.

“Pozita e tyre është e bukur, është bukur që çdo muaj të marrësh pagë ndërsa të keni besimin e vetëm 2% të qytetarëve”, tha Hristijan Micksoki.

Kryeministri tha se do të turpërohej nëse do të kishte vetëm 2% të besimit te qytetarët dhe u bëri thirrje që të japin propozim.

 “Nëse ka zgjidhje më të mirë, jam i gatshëm të bisedoj. Ja le të vijnë, le të tregojnë nëse kemi zgjidhje më të mirë”, deklaroi Mickoski.

Euroambasadori Dejvid Gir në intervistë për “360 gradë”, doli përsëri me vërejtje negative për idenë për shpërbërje të plotë të Këshillit Gjyqësor. Idenë e vlerësoi si atraktive, por joefikase. Sipas tij, duhet të zbatohen rekomandimet e Misionit vlerësues të ekspertëve europianë që Brukseli i dërgoi këtë dimër në vendin tonë që të punojnë në propozim – reformat në Këshill.

 “Ideja duket atraktive, por përvoja tregon se kjo është mënyrë joefikase. Për Këshillin Gjyqësor është e qartë çfarë duhet bërë – i keni rekomandimet”, tha Gir.

Nga ana tjetër, ekspertët bëjnë thirrje që zgjidhja të burojë nga gjykatësit dhe prokurorët.

“Shoqëria e gjyqësorit – ata në fund të ditës duhet të gjejnë zgjidhje se si të lirohen nga gjithë ata që në suaza të shoqërisë së tyre lejojnë ndikim nga politika dhe bizneset”, u shpreh Misha Popoviq, Grupi Blueprint për Reforma.

Paraprakisht, një pjesë e ekspertëve vlerësuan se ideja e VMRO-DPMNE-së sjell deri te përzierja e pushtetit ekzekutiv në atë gjyqësor. Me këtë pajtohet dhe Gir, i cili tha se për Brukselin shqetësim serioz paraqet shpërbërja e plotë e Këshillit.