Mickoski: Takim miqësor me Riker! Maqedoni e pasur, qytetarë të lumtur

TË FUNDIT

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka realizuar takim me ish ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Philip Reeker, përcjell TV21. Mickoski thotë se në takim është biseduar për ekonominë e vendit.

“Një takim miqësor me Philippe Riker. Diskutuam për gjendjen aktuale dhe shfrytëzimin e potencialit ekonomik të Maqedonisë. Ekonomia dhe standardi i qytetarëve janë prioriteti ynë kryesor. Maqedoni e pasur, qytetarë të lumtur”, shkruan Mickoski.