Mickoski: Supozoj se Ahmeti e ka qortuar Osmanin, po përzihet në gjyqësor! Nëse nuk më respekton mua, nuk e respekton as gjuhën shqipe

TË FUNDIT

Për deklaratën në Daily Click të nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani, ku paralajmëroi krizë të thellë politike që do të jetë shkas të mos mbahen zgjedhjet lokale duke thënë se në situatë ku po degradohen të drejtat e shqiptarëve nuk mund të mbahen zgjedhje, e komentoi kryeministri Hristijan Mickoski, që siç tha, Bujar Osmani ka qenë në koordinim me Ali Ahmetin, që siç thotë, po të mos ishte, ky i fundit do ta qortonte pasi me këtë deklaratë po i shkakton dëm të parikuperueshëm dhe shtoi se, kjo është përzierje e drejtpërdrejtë në sistemin gjyqësor.

“Po e kam dëgjuar gjatë rrugës dje deklaratën e z.Bujar Osmanit, në cilësinë e nënkryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim. Supozoj që është i koordinuar me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, sepse nëse nuk është e koordinuar, supozoj që kryetari e ka qortuar nënkryetarin e tij, sepse po i shkakton dëm të parikuperueshëm me atë deklaratë në dy baza. Baza e parë është përzierje e drejtpërdrejtë në sistemin gjyqësor të një shteti, që është në kundërshtim me çfarëdo demokracie që e njeh njerëzimi bashkëkohor, e aq më pak vlerat demokratike evropiane”, tha Hristijan Mickoski.

Mickoski pati edhe “diçka personale me BDI-në”, që siç thotë, Bujar Osmani ka negociuar dhe ka shitur identitetin dhe gjuhën maqedonase dhe shtoi se, “nëse ai nuk me respekton mua,  nuk e respekton as gjuhën shqipe”.

“Ndërsa tani diçka personale. Mesazh deri te Bashkimi Demokratik për Integrim. Njeriu që negocioi dhe e shiste identitetin tim maqedonas dhe gjuhën time maqedonase, ka më së paku kredibilitet të flasë, sepse nëse ai mua nuk më respekton, nuk e respekton as gjuhën e vet amtare, gjuhën shqipe”, tha Mickoski.