Nuk ka më hapësirë për lëshime identitare apo hapa prapa kur bëhet fjalë për përcaktimet kombëtare, pavarësisht kostos në rrugën eurointegruese, thotë kryeministri Hristijan Mickoski. Sipas tij, fokusi i qeverisë mbetet tek reformat e brendshme dhe integrimi në BE, ndërkaq vlerëson se meritojmë gjatë kohë të jemi pjesë e asaj familje, mirëpo për shkak bullizimit siç e quan të një shteti anëtar procesi zvarritet.
“Nuk ka më mundësi për kompromise lidhur me identitetin, nuk ka më hap prapa kur bëhet fjalë për përcaktime kombëtare, sado qoftë ai çmim që duhet ta paguajmë, nëse ky është çmimi që duhet ta paguajmë, pavarësisht se jemi favoritët e vërtetë, atëherë kjo Qeveri është e gatshme ta paguajë atë çmim do të presim kohë më të mira, nëse çështjet dypalëshe janë ato që gjykojnë rrugën tonë europiane, atëherë ne do të luftojmë në tjetër mënyrë”, tha Mickoski.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq u shpreh me ton mbështetës dhe diplomatik ndaj rrugës eurointegruese të Maqedonisë së Veriut. Ai e vendos theksin te fakti se ndryshimet kushtetuese janë çështje të brendshme politike me pasoja afatgjata, duke nënkuptuar se zgjidhja duhet të vijë përmes kompromisit politik brenda vendit, jo vetëm si kusht i jashtëm.
“Pritjet për ndryshimin e kushtetutës janë shumë të rëndësishme, me pasoja afatgjate, veprime serioze të cilat para së gjithash duhet me aktorë politikë të rregullohen dhe të zgjidhen. Lidhur me qëndrimin tonë, në 25 vitet e fundit padrejtësia ndaj Maqedonisë nuk ka arsyetim, në rrugën eurointegrues. E vlerësojmë entuziazmin për anëtarësim në BE krahas të gjitha përpjekjeve dhe bllokadave që nuk janë fisnike”, deklaroi Penkoviq.
Kryeministri Mickoski theksoi se Maqedonia e ka marrë statusin e kandidatit dhe se në vitin 2009 së bashku me Kroacinë dhe se të dy vendet kanë marrë raportin e parë pozitiv për fillimin e negociatave. Megjithatë, sipas tij, rruga e Maqedonisë është devijuar, pasi procesi i integrimit është shndërruar në bilateralizim. Ai shtoi se çështjet dypalëshe kanë marrë më shumë rëndësi sesa kriteret e Kopenhagës, gjë që ka krijuar frustrim te qytetarët, pasi vendi beson se e ka merituar prej kohësh vendin në BE.
