Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ekipet e “Ujësjellësit” nga Shkupi po punojnë në Gostivar dhe se pas përfundimit të procesit të hiperklorimit të instalimeve në sistemin e ujësjellësit, pret që sot ose nesër uji në Gostivar të shpallet “teknikisht i përdorshëm”, përcjell TV21.
“Pres sot, megjithëse rezultatet tashmë janë të mira, por pres sot dhe le të jemi konservatorë. Le të themi që nesër të publikohet një deklaratë se uji është teknikisht i përshtatshëm për përdorim, pasi është rregulluar në një kohë rekord prej një jave. Pra, çfarë mund të bëjmë ne si Qeveri, po e bëjmë. Dhe më habit që, ja, opozita ende nuk ka dalë me asnjë kritikë ndaj komunës dhe udhëheqjes që ata mbështetën gjatë zgjedhjeve lokale”, tha Mickoski.
