AUV-ja shkatërroi 1 mijë kilogram mish pule, parregullsi në mishtore në Strugë dhe Ohër

TË FUNDIT

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka sekuestruar dhe asgjësuar 1.000 kilogramë mish pule, importi dhe përdorimi i të cilit janë të ndaluara, gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme në mishtoret në Strugë dhe Ohër. Gjithashtu, janë sekuestruar dhe asgjësuar edhe 55 kilogramë përgatitje mishi në të cilat ishte përdorur mishi i pulës. Ndaj dy mishtoreve që nuk e kanë respektuar vendimin për ndalimin e importit dhe përdorimit të këtij produkti për konsum njerëzor janë ndërmarrë masa përkatëse kundërvajtëse, përcjell TV21.

Kontrollet në mishtoret e Ohrit dhe Strugës janë pjesë e aktiviteteve të shtuara të AUV-së për parandalimin e veprimtarive të paligjshme në tregtinë me këtë lloj ushqimi, luftimin e keqpërdorimeve dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe interesave të konsumatorëve, AUV-ja në korrik të vitit 2024 mori vendim për ndalimin e importit dhe përdorimit të mishit të pulës për konsum njerëzor, si dhe për përgatitjen e produkteve të mishit. Vendimi u mor për shkak të rreziqeve të mundshme shëndetësore që lidhen me përdorimin e pjesës muskulore të stomakut të shpendëve, përfshirë kontaminimin e mundshëm me baktere dhe viruse patogjene, si dhe praninë e toksinave.

Ndalimi u vendos në bazë të analizës së rrezikut për shëndetin e qytetarëve nga konsumimi i këtyre organeve të brendshme të shpendëve, si dhe rezultateve të kontrolleve inspektuese, gjatë të cilave në atë kohë ishin konstatuar keqpërdorime dhe mashtrime të konsumatorëve nga disa industri të mishit.