Mickoski në Gostivar, kërkon të përkrahet Taravari, “koalicioni me popullin do ta fitojë këtë regjim hibrid”

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE-së nën moton “Krijo të ardhme të re” prezantoi listën e këshilltarëve në Gostivar. Në këtë komunë VMRO-DPMNE nuk ka nxjerrë kandidatë për kryetarë, andaj përkrahin kandidaturën e Arben Taravarin nga koaliconi Aleanca-Alternativa.  Mickovski para gostivarasve kërkoi që të votohet lista e VMRO-se me numër 7 dhe Arben Taravari, sepse sipas tij, Gostivari ka nevojë për të.  VMRO-DPMNE bashkë me koalicionet sonte po shpalos programet në Kumanovë, Karposh dhe Kisella Vodë.

 “Koalicioni me popullin do ta fitojë këtë regjim hibrid. Sepse kam frikë se shanse të tjera nuk do të kemi, kjo është beteja e gjeneratës sonë. Prandaj ju bëjë thirrje sa më shumë  të dalim më 17 tetor dhe të votojmë për numrin 7 dhe të votojmë për Arben Taravarin për këtë kemi nevojë”, tha Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.