Mickoski në bisedime me liderët e partive simotra nga rajoni dhe Evropa: Opozita do të kërkojë mbështetje për zhbllokimin e rrugës drejt BE-së

TË FUNDIT

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikollovski në disa ditë në vijim do të realizojnë vizita dhe takime diplomatike me disa politikanë nga rajoni dhe Evropa. Në bisedë për Dojçe Vele-n, Mickoski thotë se bëhet fjalë për “një mini-ofensivë diplomatike”, e cila përveç Budapestit dhe Lubjanës, do ta përfshijë edhe Zagrebin, ndërkaq të gjitha vizitat janë të lidhura me partitë simotra të VMRO-DPMNE-së në suaza të Partisë popullore evropiane, por njëherit ato janë edhe partitë në pushtet në vendet e veta evropiane.

“E përbashkët është që në këto takime, haptazi do të flasim për zhbllokimin e perspektivës evropiane të Maqedonisë dhe mundësinë që ato të ndihmojnë në drejtim të lëvizjes drejt të ardhmes evropiane. Pavarësisht që VMRO-DPMNE është opozitë, konsideroj se duhet të shfrytëzohet i tërë potenciali i disponueshëm për të bërë presion i llojit të vet dhe të lëvizim drejt rrugës së BE-së”, tha mes tjerash Mickoski.

Opsioni i dytë, siç thekson, është të presin, tl trokasin në dyert që mund t’i hapin, dhe të kërkojnë mbështetje për atë që është qëllim i përbashkët, e ai është uhbllokimi i rrugës drejt BE-së.

Në kumtesën partiake ceket se Mickoski do të ketë takim me kryetarin e partisë Fides dhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban, pas çka në Lubjanë do të takohet me kryeministrin e Sllovenisë dhe lider i Partisë demokratike sllovene (SDS), Janez Jansha.

Partia informoi se gjatë aktivitetit disaditor diplomatik Mickoski do të takohet edhe me përfaqësues të Lidhjes demokratike kroate (HDZ).

Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen se në çka i bazon VMRO-DPMNE-ja pohimet se “Zaevi ka premtuar se numri i shqiptarëve në vend, sipas regjistrimit do të jetë mbi 32 për qind të popullatës”, tha se temën e regjistrimit pushteti e bëri politike dhe, sipas tij, kjo është pasojë e dy shkaqeve.

“SË pari, për shkak se nuk e kyçi opozitën në asnjë mënyrë të marrë pjesë në këtë proces, por përkundrazi, i refuzoi të gjitha propozimet tona dhe amandamentet thelbësore, tridhjetë në numër. Dhe arsyeja e dytë është se këtë proces shtyn me forcë në kushte kur shumë vende më të zhvilluara si Gjermania, Bullgaria, Kroacia, Irlanda, Skocia para së gjithash për shkak të krizës me koronavirusin i shtynë regjistrimet e veta. Do të thotë, hedhja poshtë e të gjitha propozimeve, dhe forca e tyre si pushtet, neve na jep të drejtë legjitime të dyshojmë në qëllimet e regjistrimit. Dhe këtu unë tërësisht jam i vetëdijshëm edhe për përgjegjësinë tonë, do të isha shumë i kujdesshëm në kualifikimet dhe parashikimet, por mundem me siguri haptazi të dyshoj në rezultatet e atij regjistrimi. Dhe ju bind, nëse kemi regjistrim të këtillë mafioz, numrat dhe përqindjet do të jenë çështje dekori”, tha Mickoski.

Mbetet në qëndrimin se nëse ligji për regjistrimin nuk tërhiqet dhe sillet në Kuvend, VMRO-DPMNE do të fillojë aksion për grumbullimin e nënshkrimeve në zyret rajonale të Ministrisë së Drejtësisë për sjellje të ligjit për anulim të ligjit ekzistues për regjistrim.

Lidhur me bisedimet me Bullgarinë, Mickoski tha se vendosja e lehtësuesve në bisedime është më tepër simbolike, se sa me karakter thelbësor dhe se ajo që është me rëndësi, është që qeveria jonë nuk i qaset me sinqeritet procesit.

Bisedimet, sipas opozitarit të parë, duhet t’u lihen komisioneve historike të cilat duhet të punojnë në bazë të fakteve, e jo në bazë të presionit dhe në bazë të asaj “Zaevi të emërojë dhe shkarkojë anëtarë të tij në mënyrë që të përmbushin porosi”.