Korrupsion në këtë Qeveri ka shumë, akuzon kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ndërsa një ditë më parë deklaroi se VMRO-DPMNE dhe vet ai personalisht janë ndër të vetmit që flasin hapur për korrupsionin që është brenda kuadrove të BDI-së.
Mickoski shtoi se për këtë arsye kërkon vazhdimisht zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse në Qeveri aktualisht vendos vetëm BDI dhe Ahmeti.
“Punojmë në atë që t’i defaktorizojmë dy faktorë, njëra është BDI-ja dhe Ali Ahmeti dhe e dyta është paratë që vidhen, për shkak se qeveria e re e VMRO-DPMNE-së ka qëllim serioz të nis me sanksionim të kriminelëve në politikë, ndërsa në këtë Qeveri ka shumë”- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Për akuzat e korrupsionit brenda zyrtarëve të BDI-së kërkuam përgjigje nga vetë kreu i kësaj partie Ali Ahmeti në festën që kishte organizuar BDI për të arriturat e vitit 2022. Megjithatë Ahmeti nuk deshi të prononcohet veçmas për mediat, ndërsa në fjalimin që pati tha se pa sundim të ligjit, vendi nuk mund të bëj asnjë hap drejtë BE-së.
“Ardhmëria është që në t’i rrekemi punës, t’i përveshim mangët dhe me sinqeritet të punojmë që të kemi një veting të mirëfilltë. Sundimi i ligjit, shteti juridik është domosdoshmëri që ne duhet ta bëjmë funksionale dhe kjo përgjegjësi nuk është vetëm e BDI-së”- deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
E nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi për akuzat për korrupsion tha se janë partia e vetme që ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të hetohen një nga një të gjithë zyrtarët e BDI-së.
“Jemi partia e vetme politike që ka sjell vendim në kryesinë qendrore dhe atë vendim dhe kërkesë e kemi lëshuar edhe të ish- prokuroria speciale edhe deri te prokuroria themelore që të hetohet secili bartës i çfarëdolloj funksioni që janë përfaqësues të BDI-së.”- pohoi Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së.
Ndërkaq edhe partitë shqiptare opozitare vazhdimisht akuzojnë funksionarët e BDI-së për korrupsion.
