Mickoski: Në 72 orët e para si kryetar, Gjorgjievski do ta pastrojë Shkupin nga mbeturinat! Do të ketë përgjegjësi për ata që ikin

TË FUNDIT

-Në 72 orët e para, si në komunat tjera të Shkupit, kryetarët e komunave që janë propozim i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit në 72 orët e para, Shkupi do të ketë një “gjenerale” nga mbeturinat që do ta lënë këta që do të ikin, ndërsa pastaj vijon përgjegjësia, tha kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me gjendjen aktuale me mbeturinat në Shkup, përcjell TV21. Mickoski tha se kryetarët e disa komunave tentuan që të pastrojnë mbeturinat vetë, por morën padi nga deponia Drislla.

“Ja sërish do të them, kërkoj falje që atëherë mbështeta kandidaten e pavarur Danella Arsovska, dhe për këtë e kam thënë së paku 10 herë, që këtë gabim nuk do ta përsëris më. Dhe për këtë, në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë Orce Georgievski, që nga raundi i parë dhe siç premtoi, në 72 orët e para, do t’i përvjel mëngët dhe do ta pastrojë nga mbeturinat Qytetin e Shkupit”, shtoi Mickoski.