“Behtel & Enka” është anëtari më i ri të Odës Ekonomike, bëri të ditur kryetari i odës Branko Azeski. Sipas tij, në bisedë është përmendur se konsorciumi është në kulmin e aktiviteteve do të kenë nevojë për 4000 punëtorë në sektorë të ndryshëm. Foli edhe për paralajmërimin e Mickoskit për rishikim të kontratës për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dje tha se ekzistojnë dy opsione për marrëveshjen për korridoret që i ka ndërmarrë “Behtel dhe Enka”.
Ka reaguar Fronti Europian, duke thënë se anulimi i marrëveshjes për projektin më të madh infrastrukturor në historinë e vendit është akt i papranueshëm dhe i pamundur, për shkak se ka rëndësi jetike për zhvillimin ekonomik të vendit
Në fund, Nga Fronti Europian parashtrojnë një pyetje publike, se a është edhe opozita shqiptare “VLEN” kundër Korridorit 8?
