VMRO-DPMNE-ja platformën promovuese për zgjedhjet e 15 korrikut e shpalosi para qytetarëve të Ohrit në qendër të qytetit.
Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski tha se DPMNE-ja bashkë me kalicionin do të fitojë 60 deputetë në zgjedhjet e 15 korrikut.
Ai hodhi akuza mbi punën e Zaevit dhe projektet e pa realizuara.
Mickoski rritjen e numrit të të infektuarve nga virusi korona e quan dështim të LSDM-së.
Ndryshe bartës i listës në njësinë zgjedhore numër 5 nga VMRO-DPMNE-ja është Igor Durlloski./TV21
