Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se kryetar i komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski nuk ka dhënë dorëheqje, përcjell TV21. Mickoski tha se ai është në pushim mjekësor.
“Nuk e di nga e keni përfundimin se kryetar i komunës së Karposhit ka dhënë dorëheqje. Kryetar i komunës së Karposhit është në pushim mjekësor. Momentalisht në komunë kemi zëvendës të zgjedhur në mënyrë ligjore, që e zëvendëson kryetarin që është në pushim mjekësor, për shkak të problemeve të caktuara shëndetësore”, tha mes tjerash Mickoski, duke kritikuar akuzat politike dhe duke i uruar Sotir Lukrovskit shërim të shpejtë.
