Samiti i NATO-s, TV21 në Uashington
Hristijan Mickoski në Uashington është prezantuar si kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe për këtë arsye në bisedën në “Xhons Hopkins” tha se ndjen dhimbje stomaku.
Ndjenja të ngjashme ka edhe pala greke. Kirijakos Micotakis është i brengosur se Qeveria e re vendin e quan “Republika e Maqedonisë”. Planifikon që këtë çështje ta ngrit edhe në samit. Ai tha se njëri nga aspektet më të rëndësishme të Marrëveshjes së Prespës është emri Maqedonia e Veriut të përdoret Erga Omnes, që do të thotë edhe brenda edhe jashtë vendit.
Pentagoni para ca kohe dërgoi porosi deri te dy vendet, kontestin rreth Marrëveshjes së Prespës ta lënë jashtë samitit të NATO-së.
Në suaza të vizitës në Uashington, Mickoski realizoi më shumë takime, siç ishte takimi me kongresmenin Brendan Bojll, ku bisedoi për prioritetet e NATO-së por edhe promovimin e potencialit ekonomik që e ofron Maqedonia. Kryesisht temë kryesore e takimeve ka qenë lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
