Mickoski flet për dallimin në mes Nevzat Bejtës dhe Arben Taravarit

TË FUNDIT

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në debate zgjedhore në TV21, foli edhe për dallimin në mes Nevzat Bejtës dhe Arben Taravarit. Thotë se me Nevzat Bejtën nuk ka pasur mundësi të ketë ndonjë kontakt të drejtpërdrejtë, ndërsa me Taravarin kanë marrëdhënie të mira miqësore.

“Nëse më pyesni personalisht, nuk është mirë të flas, sepse me Taravarin kam me të vërtet marrëdhënia të mira shoqërore, ndërsa me Nevzat Bejtën nuk kam pasur mundësi të kem ndonjë kontakt. Nëse më pyesni si kryetar komune, gostivarasit e tregojnë ndryshimin. Është e pakrahasueshme”, tha Mickoski në TV21.