Mickoski: Evropa na i mbylli dyert për shkak të keqmenaxhimit të LSDM-së me epideminë

TË FUNDIT

Koalicioni “Ripërtëritje për Maqedoninë” sonte qëndroi në Kërçovë për të shpalosur programin e saj parazgjedhor. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se i ndajnë vetëm dy javë nga fitorja historike.

“Të nderuar kërçovarë  ky është një moment vendimtare. Ju e shihni se për shkak të keqmenaxhimit me koronavirusin neve Evropa na i mbylli dyert për të udhëtuar. LSDM-ja premtoi se do të sjellë drejtësi në vend, por ne pamë vetëm çanta “LuiViton” të mbushura me para. Ne do ta sjellim drejtësinë në vend dhe do t’i pastrojmë çantat “LuiViton”. Ne premtojmë 1000 projekte të cilat do t’i realizojmë. Ne do të ndërtojmë 1000 kilometra rrugë rajonale dhe lokale.Me dhem shpirti kur studentët e mi të cilët kryejnë studimet më thonë profesor ne do të ikim nuk ka ardhmëri këtu. Unë premtoj se do t’i kthej mërgimatrët në vendlindje”, tha mes tjerash Mickoski.

I pranishëm ishte edhe Igor Durllovski, bartës i listës në njësinë e 5 zgjedhore, i cili tha se 15 korriku është dita kur duhet të vendoset e ardhmja e vendit./TV21