Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në pres-konferencë për media theksoi se rasti me Sasho Mijallkovin është një cirk, duke pohuar se është bërë një marrëveshje mes pushtetit dhe Mijallkovit.
“Së pari u dakorduan të ikë, pastaj të kthehet. Me trajtim të veçantë, me buzëqeshje, me shuplakë për policinë, gjykatën, prokurorinë, me shuplakë për pushtetin. Ka munguar edhe vetëm t’i kërkojnë falje, sepse ai u kërkoi falje atyre. Kjo është vërtetimi më i mirë se ka koalicion kriminel Zoran, Vice dhe Sasho. Po hesapi vendor në pazar nuk del”, deklaroi Mickoski
