Mickoski: Bujar Osmani ëndërron / Nuk ka deputet në VMRO-DPMNE që do të mbështet ndryshimet kushtetuese

TË FUNDIT

Në takimin me ndërkombëtarët vetëm janë përmendur ndryshimet kushtetuese dhe unë ua tregova qëndrimin tim se VMRO-DPMNE nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar.

Këtë e deklaroi Mickoski pasi që ditëve të fundit kishte takim me euroambasadorin Dejvid Geer, ndërsa në të njëjtën kohë në Ambasadën amerikane, zv.shefi i misionit, Erik Mejer, bisedoi me grupin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Në lidhje me atë se a kanë qanë ndryshimet kushtetuese arsyeja për këto takime, Mickoski nuk zbuloi konkretisht, por pret që edhe në vijim të ketë takime të tilla.

“Dhe tani përsëri në periudhën që vijon do të kemi takime të reja, përsëri do të vijnë ministrat për punë të jashtme nga më shumë shtet dhe kështu me radhë dhe të njëjtën do ta them dhe do të bisedojmë, ne dëshirojmë të bisedojmë. Nëse argumentet e bashkëbiseduesve janë më të forta se argumentet tona, atëherë ne jemi absolutisht të gatshëm t’i pranojmë, por deri në këtë moment unë nga shoh asnjë argument apo poentë nga pala tjetër që me të vërtetë duhet ta pranojmë”, tha Mickoski.

Dje ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani, pohoi se në VMRO-DPMNE ekziston një grup ideologjik, mes të cilëve edhe deputet dhe anëtarë të Komitetit ekzekutiv që mbështesin ndryshimet kushtetuese. Megjithatë, nuk zbuloi emra.

“Unë jam i bindur në ekzistimin e kësaj linje ideologjike në VMRO-DPMNE për shkak të argumenteve objektive që unë i përmendi dhe të njëjtët do të vetëdijesohen së shpejti, me shumë gjasa edhe opinioni nëpërmjet tyre”, tha Osmani.

Por Mickoski është i bindur se nuk ekziston një grup i tillë, Osmani ëndërron, tha ai.

“Unë nuk kam njohuri për bindje të tilla, nëse z.Osmani ëndërron diçka atëherë në rregull, le të zgjohet nga ai ankth për shkak se unë deri më tani nuk kam informacion të tillë, ndërsa kam 100% besim në grupin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, në të gjithë 44 deputetët në Kuvend. Para një viti unë thash që nëse ndodh një gjë e tillë, unë largohem nga politika”, shtoi Mickoski.

Mickoski përsëriti se kushtet e tija për ndryshimet kushtetuese janë që ato të jenë me prapaveprim, përkatësisht të vlejnë kur Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së. Parimi i dytë janë zgjedhjet dhe pako me mbështetje nga BE për vendin dhe Bullgaria të plotësoi së paku tre aktvendime nga gjithsej 14 të Gjykatës për të drejtat e njeriut në Strasburg, që janë sjellë për maqedonasit në Bullgari.