Micevski: Pakot ekonomike mund t’i votonit gjatë votëbesimit, jo sot

TË FUNDIT

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski ka reaguar në lidhje me mosmbajtjen e seancës së pyetjeve të deputetëve.

Micevski, ka kërkuar që të sqarohet Xhaferi se pse nuk mbahet seanca, ndërkaq thirret seanca e 36-të ku në rend dite janë lidhet për pakot ekonomike.

“Në bazë të cilit nen ju e ndërpritni këtë seancë, për shkak se njëherë nuk jemi informuar këtë”, tha Micevski, transmeton TV21.

Ai më tej tha, se nëse donit t’i miratonit ligjet ekonomike, duhej “këtë ta bënit gjatë seancës së votëbesimit të Qeverisë”./TV21