Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski ka reaguar në lidhje me propozimin e kryeparlamentarit Talat Xhaferit se seanca e pyetjeve të deputetëve të mbahet një ditë tjetër.
“Kur doni ta vazhdoni, a e dini se ka orë policore dhe ne nuk mund të funksionojmë”, tha Micevski, transmeton TV21.
Ai ka vlerësuar se me vendosjen në rend dite të seancës së 36-të, shumica po tenton të mashtrojë publikun, pasi siç thotë, nuk e ka shumicën e nevojshme për të miratuar ligjet e pakove ekonomike.
“A e dini se në seancë keni 58 deputetë. Çfarë do të miratoni me këto deputetë?”, pyeti Micevski.
Pas kësaj, Xhaferi shpalli pauzë deri në ora 13:00, dhe i ftoi koordinatorët në ad-hoc koordinim.
