Xhaferi kërkon tjetër ditë të mbahet seanca e pyetjeve të deputetëve

TË FUNDIT

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, ka propozuar që seanca e pyetjeve të deputetëve, që duhej të mbahet sot, të caktohet për një ditë tjetër.

Kjo për shkak se siç thotë Xhaferi, tashmë u shpenzua një orë kohë me procedurale nga ana e deputetëve.

“Propozoj që sot të mos mbahet seanca e pyetjeve të depitetëve, sepse ajo nuk është prioritet. Me procedurale tashmë u shpenzuan një orë, dhe propozoj që seancë e pyetjeve të deputetëve të caktohet për një ditë tjetër, sepse ende ka kohë deri në fund të muajit”, tha Xhaferi në seancë, transmeton TV21.

Propozimi në fillim ishte që seanca e pyetjeve të deputetëve të fillojë në ora 12:00, pasi paraprakisht u vendos që në rend dite të vendoset ligji për pakot ekonomike.

Gjatë kësaj ore ne duhej të vendosnim se a do të vazhdonim sot në seancën e pyetjeve të deputetëve, apo të caktohet një ditë tjetër. Kjo të bëhet këtu, jo nëpërmjet “Facebook”. Do të bëhet në koordinimet”, tha Xhaferi. /TV21