Mijëra njerëz sot dolën në rrugët e Jangon me kërkesë të lirisë për lideren Aung San Su Çi dhe demokracia pas grusht shtetit në Mianmar, ndërsa gjeneralët të cilët e kanë udhëhequr puçin e bllokuan internetin.
Në demonstratat e para për kthim të demokracisë prejse gjeneralët e ndërmorën pushtetin të hënën, aktivistët brohoritnin “Rënie e diktatorit ushtarak, fitore e demokracisë”, me transparenta “kundër diktaturës ushtarake”.
Grupi norvegjez Telenor, njëri nga operatorët telekomunikues udhëheqës në Mianmar, konfirmoi se autoritetet kanë urdhëruar bllokim të platformave “deri në njoftimin e ri”.
