“Mezi po pres natën e sotme”, Dua Lipa me mëngjes në Parkun e Gërmisë në Prishtinë

TË FUNDIT

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa mbrëmë ka arritur në Prishtinë pasi sonte do të ngjitet në skenën e festivalit “Sunny Hill” që do të mbahet në Parkun e Gërmisë më datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Lipa sot ka publikuar një foto nga Gërmia ku ka shkruar: Kontrolli i zërit në mëngjes, mezi po pres natën e sotme, nata 1 nga 4, Sunny Hill Festival.

Gjatë këtyre katër ditëve sa zgjat festivali, në skenë do të ngjiten emra të njohur botëror dhe vendor si: J Balvin, Diplo dhe Skepta, Yll Limani, Kida, Ledri, Elvana Gjata, e shumë emra të tjerë.

Lipa gjithashtu sot do të mbajë një konferencë për media, duke filluar nga ora 14:00 ne hotel Emerald. /KultPlus