Mexhiti: Procesi zgjedhor u rrumbullaksua me sukses!

TË FUNDIT

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti në pres konferencë për media potencoi se procesi zgjedhor u rrumbullakësua me sukses dhe se fituesit më të mëdhenj janë qytetarët. Mexhiti theksoi se Maqedonia e Veriut me 21 prill dhe sot më 5 maj dëshmoi pjekuri demokratike për të organizuar dhe zbatuar zgjedhje evropiane.

“Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si në rrethin e parë ashtu edhe në rrethin e dytë dhe vlerëson se procesi zgjedhor u rrumbullakësua me sukses të plot dhe në përputhje me standardet evropiane. Më 21 prill dhe sot më 5 maj Maqedonia e Veriut dëshmoi pjekuri demokratike për të organizuar dhe zbatuar zgjedhje evropiane dhe fituesit më të mëdhenj janë qytetarët dhe vendi. Ne tek Bashkimi Demokratik për Integrim, jemi jashtëzakonisht të kënaqur me kontributin vendimtar dhe përcaktues të Bashkimit Demokratik për Integrim në të dy rrethet zgjedhore që mundësoj censusin dhe avantazhin e konceptit tonë. Do të presim rezultatet zyrtare më vonë gjatë natës por gjithsesi se procesi i suksesshëm është rezultat i jashtëzakonshëm. Vlerësimet tona fillestare dhe jo zyrtare janë që së paku rreth 90 mijë vota shqiptare kanë përkrahur konceptin e konsensualitetit por gjithsesi se do të bëjmë analizë të detajuar të çdo vendvotimi gjatë ditëve në vijim. Dua të shpreh shqetësim të thellë për informacionet nga tereni për një bojkot të heshtur por aktiv dhe të organizuar nga eksponent të opozitës shqiptare që vihet re lehtazi në komunat që ato i drejtojnë në Bogovinë, Vrapçishtë dhe Gostivar. Por edhe për kundër këtyre përpjekjeve destruktive forcat progresive tek qytetarët nuk lejuan skenarë krize dhe dashakeqe për vendin dhe për shqiptarët. Fatmirësisht ecurinë e vendit drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian nuk ka forcë që mund ta ndal e ne tek Bashkimi Demokratik për Integrim jemi kujdestarët dhe garantuesit e këtij rrugëtimi”, deklaroi nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti. /TV21