Mexhiti, Koxhaxhiku dhe Rexhepi/ Pro ndryshimeve kushtetuese dhe kërkojnë heqjen e 20 përqindëshit

TË FUNDIT

Tre deputetët e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi që janë pjesë e Fraksionit të BDI-së, sot inicuan ndryshime kushtetuese sa i përket çështjes bullgare por edhe për heqjen e përkufizmit 20 përqind sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe. Propozimin në Komisionin për ndryshimet kushtetuese pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe që mbart nënshkrimet e tre deputetëve, e dorëzoi nënkryetari i Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe pjesë e Fraksionit, Jetmir Asani bashkë me një grup të rinjsh.