Izet Mexhiti, pas fitores më 19 tetor, ka realizuar takim me kandidatët të tjerë të komunave të Shkupit.
Ai ka festuar fitoren e tij dhe të kandidatëve të tjerë, me çka ka deklaruar se fitorja e arritur nuk është rastësi, por rezultat i punës.
“Fitorja që arritëm nuk është rastësi, por rezultat i punës, përkushtimit dhe besimit që kemi ndërtuar bashkë. Është fitore e strukturës dhe aktivistëve tanë, e njerëzve që qëndruan në çdo cep të Çairit, që e kthyen energjinë dhe vizionin tonë në një fitore të vërtetë qytetare”, deklaroi Mexhiti.
Ai shtoi “se çdo orë pune, çdo hap dhe çdo përpjekje e ekipit ka pasur kuptim, sepse kjo fitore është ndërtuar mbi vlera të pastra, me besim dhe dashuri për Çairin”.