Metaversi po vjen! Ekspertja shpjegon se si do të ndryshojë jetën dhe punën tonë

TË FUNDIT

Ekspertja Cathy Hackl, një futuriste trajnuar për strategji shpjegon se si Metaversi do të ndikojë në jetët dhe bizneset tona, përcjell TV21. Hackl botën e internetit e ndan në tre periudha, respektivisht në Web 1.0, periudha ku njerëzimi është lidhur me internet për t’u informuar, koha e tanishme Web 2.0, në të cilën njerëzit kryesisht janë lidhur për internetin për marrëdhënie sociale, respektivisht që njerëzit të lidhen mes vete, si dhe Web 3.0, periudhë kjo që sipas Hackl është në fillimet e saj, dhe për të cilën duhet të përgatitemi, ndërsa Metaversi po krijohet gradualisht me teknologjitë si AR, VR, 5G dhe Blockchain.

“Në një farë mënyre, stili i jetesës sonë dixhitale po i afrohen jetës sonë fizike. Ka të bëjë me çlirimin nga dy dimensione dhe futjen në një mjedis plotësisht 3D”, thotë Hackl duke shtuar se Metaversi është një konvergjencë e mëtejshme e jetës sonë fizike dhe dixhitale, gjegjësisht se  bëhet fjalë për përvojat e përbashkëta virtuale.

Hackl thotë se duhet të përgatitemi në kohë, pasi ashtu siç Web 1.0 dhe Web 2.0 ka ndikuar në jetën dhe punën tonë, kështu do të vazhdojë të ketë ndikim edhe Web 3.0.

“Nëse interneti dhe media sociale ndryshuan biznesin tuaj ose ndryshuan mënyrën se si ndërvepronit me njerëzit, atëherë duhet t’i kushtoni vëmendje asaj që do të bëjë 3.0 dhe Metaversi, sepse do t’i ndryshojë edhe këto gjëra”, tha Hackl.

Hackl thotë se Metaversi do të rris produktivitetin derisa beson që shumica e njerëzve do të bëhen pjesë e kësaj “bote”. Ajo jep shembuj se si gjeneratat e reja tashmë kanë nisur të praktikojnë botën virtuale.

“Gjatë pandemisë, fëmijët e mi shkonin tek miqt e tyre në festa ditëlindjesh brenda Roblox dhe më kërkonin t’u blija një këmishë të re, që ta mbanin në një festë ditëlindjeje në Roblox. Brezat e rinj i kuptojnë këto hapësira virtuale”, thotë Hackl.

Duke folur për mënyrën se si do të mund të shprehemi në Metavers, Hackl thotë se avatarët tanë do të bëhen pjesë e karakterit tonë dhe do të na mundësojnë që të shprehemi.

“Avatarët tanë bëhen surrogate emocional të asaj që jemi dhe na lejojnë të shprehemi në mënyra krejtësisht të ndryshme”, pohon Hackl.

E pyetur se si mund të operojnë bizneset në Metavers, Hackl tregoi se edhe në Metavers do të përdoren teknologjitë valutore për të këmbyer pronësi apo të mira.

“Në Metavers, shumë gjëra kanë të bëjnë me pronësinë dixhitale. Fëmijët e mi tashmë e kuptojnë pronësinë dixhitale të mallrave në platformat ku ata luajnë. Ata tashmë e dinë se zotërojnë këtë apo atë për avatarin e tyre. Pra, ata tashmë kanë një koncept të pronësisë dixhitale. A do të jetë kjo një mundësi e re për të ardhurash për ta? Varet nga marka dhe varet nga ajo që shesin, por po, kjo do ndryshon biznesin. Me NFT-të dhe teknologjinë blockchain, është një  element i madh ku mund të keni qasje në disa gjëra që njerëzit e tjerë mund të mos i kenë”, thotë Hackl./TV21