Meta nxjerr fjalimin pas zgjedhjes si President, ultimatum Ramës: Respekto “5 Qershorin”, përndryshe më 25 prill do të kesh 3 milionë shqiptarë “të shkalluar”

TË FUNDIT

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar mëngjesin e sotëm një pjesë nga fjalimi i tij, i bërë në seancën e 28 prillit 2017, menjëherë pas votimit nga Parlamenti si President teksa iu kujton socialistëve se ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

Duke e cilësuar kryeministrin “kryepinoku rilindas’, duke kujtuar deklaratat e Ramës, Meta thotë se çdo njeri që nuk blihet e frikësohet prej tij është “i shkalluar”.
Presidenti paralajmëron kryeministrin se nëse nuk respekton 5 qershorin, më 25 prill do ketë jo vetëm një President ‘të shkalluar’ por dhe 3 miliona shqiptarë ‘të shkalluar’.