Mesut Ozil shkon në pension

TË FUNDIT

Mesut Ozil ka njoftuar të mërkurën se është pensionuar nga futbolli në moshën 34-vjeçare.

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe Arsenalit ka kërkuar kohë për karrierën e tij pas një periudhe të shkurtër me Istanbul Basaksehirin, të cilit iu bashkua në korrik. Ozil ishte transferuar në Turqi te Fenerbahce pak më shumë se dy vjet më parë pas ndërprerjes së kontratës me Arsenalin.

“Përshëndetje të gjithëve, pas shqyrtimit, po njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga futbolli profesionist. Unë kam pasur privilegjin të jem një futbollist profesionist për gati 17 vjet dhe ndihem jashtëzakonisht mirënjohës për mundësinë. Por javët dhe muajt e fundit, pasi kam pësuar edhe disa dëmtime, është bërë gjithnjë e më e qartë se është koha të largohem nga skena e madhe e futbollit”, shkroi në rrjetet sociale Ozil.

Ai ka falënderuar të gjithë akterët që kanë qenë të përfshirë gjatë karrierës së tij, ndërsa se çfarë do të bëjë në të ardhmen, Ozil ka theksuar se fansat do ta kuptojnë në rrjetet sociale.

Ozili nisi karrierën në Bundesligë me Schalken dhe Werder Bremenin, para se të transferohej te Real Madrid pas paraqitjes së shkëlqyeshme në Kampionatin Botëror të vitit 2010.

Fitoi La Ligan me Realin, ishte në listën e ngushtë për Topin e Artë në vitin 2011, ndërsa udhëhoqi listën e asistimeve për tre sezonet që qëndroi në Spanjën.

Më 2013 kaloi tek Arsenali, me të cilin fitoi tre Kupa FA.

Më pas, pati paraqitje zhgënjyese në Turqi me Fenerbahcen dhe Basaksehirin.

Me Gjermaninë, Ozil luajti 92 herë dhe kishte rol kyç në fitimin e Kupës së Botës më 2014.