Mësuesja dhe nxënësit ritakohen pas 5 muajsh, “Jemi përmalluar, duam rikthimin në shkollë”

Must Read

Tërmet me manigtudë 3.5 të shkallës Rihter goditi Shqipërinë

Tërmet me intesitet prej 3.5 shkallë sipas Rihterit ka goditur Shqipërinë. Tërmeti ka...

Si do të ligjërohet online nga klasa? Bllokohet platforma nga interneti i dobët

https://youtu.be/E8_x_RExWP4 Shkolla “Nevenka Georgieva” në Kisella Vodë ishte bërë gati që të...

10 futbollistët më të paguar në botë për vitin 2020

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kryesojnë edhe një herë renditjen e këtij viti në Forbes të futbollistëve...
- Advertisement -

Ka pesë muaj që nuk janë parë, pasi mësimin e kanë realizuar në distancë.

Por emocionet nuk po mund t’i përmbajë mësuesja Suzana Jakupi Kurbatoviq.

- Advertisement -

Shkas i takimit të saj me nxënësit të klasës së pestë u bë kthimi i librave shkollor të klasës së katërt.

“Kanë mbaruar nxënësit klasën e katërt dhe vazhdojnë klasën e pestë”, u shpreh Suzana Jakupi-Kurbatoviq – mësuese e ciklit të ulët.

- Advertisement -

Por mësuesja Suzana nxënësve në distancë do t’u ligjërojë edhe pas 1 tetorit.
Ajo tregon se cili është efekti nga mësimi online.

“Kjo lëre që ndikon në zhvillimin edukativ, kjo ndikon edhe në zhvillimin emocional dhe zhvillimin social të nxënësve. Se, faktikisht, socializimi apo shoqërimi është mjaft i nevojshëm për jetën e mëtutjeshme të nxënësve. Sepse prej klasës së parë dhe të pestë mjaftë punohet në aspektin social te nxënësit”, tha mësuesja Suzana Jakupi Kurbatoviq.

- Advertisement -

Për këtë ajo rekomandom mësim me prani fizike deri në klasën e pestë.

Rikthimin në shkollë e duan edhe nxënësit.

“Tash varet prej strukturës së klasës. Në klasë ka nga tre nxënës që nuk mund të kyçen në mësim online. Po flas nga përvoja ime”, u shpreh mësuesja Suzana Jakupi Kurbatoviq.

“Ma mirë është në shkollë. A ju ka marrë malli për mësuesen? Po!
A po ndjeheni të rrezikuar prej koronavirusit?
Jo!”

Ministri i shëndetësisë, Venko filipçe deklaroi se mësimi online është e vetmja mundësi tash, sepse rikthimi i nxënësve në shkolla do të bëhet gradualisht.

“Qëllimi është që të gjithë nxënësit të jenë në klasa, sepse mësimi me prani fizike nuk ka alternativë. Jemi të vetëdijshëm se mësimi online tash është një mundësi, pro duke e pasur parasysh se prioritet është ruajtja e shëndetit të nxënësve, hyrja e nxënësve në klasë do të bëhet në formë graduale”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Mësuesja Suzana shpreson se me nxënësit do të mund të ritakohet edhe pasi të fillon viti shkollor më 1 tetor, kur sipas planit të miratuar nga Qeveria, në shkollë rikthehen nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën, por me pëlqim paraprak të prindërve.

- Advertisement -

Tërmet me manigtudë 3.5 të shkallës Rihter goditi Shqipërinë

Tërmet me intesitet prej 3.5 shkallë sipas Rihterit ka goditur Shqipërinë. Tërmeti ka qenë 12 kilometra në thellësi...

Si do të ligjërohet online nga klasa? Bllokohet platforma nga interneti i dobët

https://youtu.be/E8_x_RExWP4 Shkolla “Nevenka Georgieva” në Kisella Vodë ishte bërë gati që të fillojë mësimin nga 1 tetori....

10 futbollistët më të paguar në botë për vitin 2020

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kryesojnë edhe një herë renditjen e këtij viti në Forbes të futbollistëve më të paguar, pasi Messi...

Dhunë policore në Manastir, polici me shqelma dhe shufër rrah një manastiras

https://youtu.be/Kme0pFEe6L4 Nëpunësi policor në mënyrë brutale ka rrahur një qytetarë në qendrën e Manastirit. Në video shihet...

Stadiumi i qytetit gati për lojën e madhe, qytetarët ndeshjen Shkëndija vs Tottenham do ta shohin përmes ekraneve

https://youtu.be/MpdlHHXwuac “Jemi në stadiumin e kryeqytetit në Shkup, këtu sonte në ora 20...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -