Mësoni se a vuani nga “Misophonia”

TË FUNDIT

Personat të cilët kanë një reagim ekstrem kundrejt zhurmave si shembull, përtypja e çamçakëzit apo kur dikush merr frymë, zbulohet se kanë një lidhje shumë të ndjeshme të trurit, që u mundëson atyre të reagojnë menjëherë.

Shkencëtarët në Universitetin Newcastle, zbuluan se një lidhje midis lëvoreve dëgjimore dhe një motori, kontrollon zona të lidhura me fytyrën, gojën dhe fytin, te ata të cilët vuajnë nga “misophonia”.

Misophonia e cila nënkupton “urrejtje ndaj zërave të çuditshëm”, është një gjendje në të cilën njerëzit përjetojnë reagim intensiv dhe padashje, në zëra si të lartcekurit, që bëhen nga të tjerët e që disa i konsiderojnë si zëra të “neveritshëm”.

Hulumtimet bëjnë të ditur se “Misophonia” është një manifestim i aktiviteteve në disa pjesë të sistemit të organizimit të njeriut që i krijojnë këta zëra që njihen si “shumë të çuditshëm”./21Media