Mësohet fati i avionit që shitej për 23.900 €, prej muajsh i parkuar në një livadh në Podgoricë

TË FUNDIT

Në një livadh në Podgoricë prej disa muajsh ndodhet i parkuar një avion i tipit Fokker 100, i cili dikur ishte pjesë e flotës së aviokompanisë kombëtare Montenegro Airlines, përcjell TV21. Mediat në Mal të Zi raportojnë se avioni vitin e kaluar ishte blerë në një ankand publik nga biznesmeni Bojan Dragash, i cili jeton në SHBA, por është me origjinë nga Mali i Zi.

Në lidhje me: Ky avion shitet për 23,900€, gjendet në afërsi të Maqedonisë së Veriut

Sipas njoftimeve, në të ardhmen avioni mund të shndërrohet në restorant, duke ruajtur pamjen e tij autentike.

Banorët e lagjes thonë se janë habitur kur e kanë parë avionin në livadh, por konsiderojnë se është më mirë të ripërdoret sesa të përfundojë si hekur i vjetër.

Avioni për vite me radhë kishte qëndruar jashtë përdorimit në aeroportin e Podgoricës, pa motor dhe pa një pjesë të pajisjeve, por pronari sheh potencial për ta kthyer në një objekt unik gastronomik.

Kujtojmë se avioni në fjalë, ishte vënë në ankand me një çmim prej 23,900 eurove.

Foto: RINA