Mësimdhënësit në grevë – Mustafa: "Pa punuar s’ka paga" (Video)

TË FUNDIT

Është mbajtur greva e paralajmëruar e mësimdhënësve që ishte thirrur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit. Grevistët kërkojnë implementimin e marrëveshjen me Qeverinë për pagesën e 0.5 përqindëshit që njehë përvojën e punë së mësimdhënësve. Kësaj greve sipas anëtarëve të SBASHK-ut i janë bashkangjitur të gjitha shkollat parauniversitare dhe universitare.
Por, televizioni 21 merr vesh se jo të gjitha shkollat ishin sot në grevë./21 Media/

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa kërkoi nga të gjithë mësimdhënësit që të mos mbajnë grevë, ngase Qeveria po e zbaton vendimin për pagesën e 0,5 për qind të përvojës së punës. Duke iu referuar grevës së mësimdhënësve, Mustafa tha se shkollat janë për të mësuar fëmijët, e jo të mbeten në rrugë.