Mesazhet e Dimitriovskës lexohen në Gjykatë, mbrojtja mohon fajësinë, paralajmëron prova dhe dëshmitarë

TË FUNDIT

Në gjykatë u prezantuan mesazhet e këmbyera mes ish-kryetares së antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska, dhe ish-drejtorit të TEC Negotinë, Nebojsha Stojanoviq, ku sipas prokurorisë janë ndarë informacione të ndjeshme gjatë parahetimit.

Në komunikime përmenden vendime të Komisionit Antikorrupsion, emra prokurorësh dhe dokumente që lidhen me raste konkrete, ndërsa pretendohet se Stojanoviq ka marrë informacione të parakohshme për procedura që e preknin atë dhe kompani të afërta me të.

Prokuroria vlerëson se këto veprime përbëjnë zbulim të sekretit zyrtar dhe mund të kenë ndikuar në rrjedhën e hetimeve, ndërsa thekson se janë paraqitur vetëm mesazhet më relevante për rastin.

Në anën tjetër, mbrojtja kundërshtoi duke thënë se bëhet fjalë për vendime që kanë qenë publike dhe se komunikimet nuk dëshmojnë vepër penale. Procesi gjyqësor vazhdon, ndërsa pritet që në seancat e ardhshme mbrojtja të paraqesë provat e saj dhe dëshmitarët.