Arrestohet 44 vjeçari në “Tabanoc”! Dyshohet për mashtrim me mbi 88 mijë €

TË FUNDIT

Një 44-vjeçar nga Prilepi është arrestuar në pikën kufitare Tabanoc, i dyshuar për mashtrim mbi 88 mijë euro, transmeton TV21.

Ai dyshohet se, gjatë periudhës korrik–nëntor 2025, ka mashtruar një person nga Vallandova duke i premtuar rrejshëm organizim të trajtimit jashtë vendit për bashkëshorten e tij.

Sipas autoriteteve, i dëmtuari ka paguar në disa raste rreth 88.300 euro, ndërsa bashkëshortja e tij ndërkohë ka ndërruar jetë. Rasti është hetuar nga Policia Kriminalistike në bashkëpunim me njësitë policore përkatëse.

I dyshuari është nxjerrë para gjykatës në Gjevgjeli, ku ndaj tij është caktuar masë kujdesi.