Qeveria informon opinionin publik se, pas bisedimeve me kompaninë OKTA dhe me qëllim të zbutjes së presioneve të çmimeve ndaj qytetarëve dhe ekonomisë, zbritja për karburantet zgjatet deri më 18 maj 2026.
Bëhet fjalë për një masë që siguron uljen e çmimeve me pakicë, ku zbritja është 3 denarë për litër për naftën dhe 2 denarë për litër për benzinat me 95 dhe 98 oktan.
Nga Qeveria theksojnë se mbeten të përkushtuar në ndërmarrjen e masave të kohëshme dhe efektive për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve, veçanërisht në kushte të krizës së importuar të çmimeve dhe sfidave globale energjetike.
“Në koordinim me institucionet kompetente dhe operatorët ekonomikë, do të vazhdojmë të ndjekim situatën dhe të reagojmë në mënyrë të përshtatshme, me qëllim sigurimin e stabilitetit dhe parashikueshmërisë në treg. Kujdesi për qytetarët dhe mbështetja e ekonomisë mbeten prioriteti ynë kryesor”, thuhet nga Qeveria.
