Merz: Gjermania do të krijojë ushtrinë më të fuqishme në Europë

TË FUNDIT

Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz në fjalën e tij para Bundestagut, premtoi se do të ndërtojë “ushtrinë më të fortë konvencionale në Europë”. Kancelari gjerman tha se ky angazhim është i përshtatshëm për një nga shtet më të fuqishme ekonomikisht të Europës, duke shtuar se partnerët dhe miqtë e Gjermanisë presin një veprim të tillë.

“Ata e kërkojnë këtë gjithashtu në praktikë”, shtoi ai, shkruan washingtonpost.

Merz shtoi se qëllimi është që Gjermania dhe Europa të jenë aq të fuqishme sa të mos kenë nevojë të përdorin armët, por siç theksoi për ta arritur këtë duhet të marrin më shumë përgjegjësi brenda NATO-s dhe BE-së.

Kujtojmë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kishte kërkuar Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë europianë të rrisnin shpenzimet për mbrojtjen, duke ngritur pyetje mbi angazhimin e SHBA-së në aleancën ushtarake transatlantike.