Të punësuarit në shërbimet amë dhe përfaqësuesit e Ministrisë së drejtësisë këtë mëngjes u morën vesh dhe e precizuan marrëveshjen kolektive me çka protesta e caktuar për sot, pezullohet.
“Për pjesën juridike përfundimisht gjetëm mirëkuptim për marrëveshjen kolektive dhe tani po mbetet ajo që është më e rëndësishme, përqindja, marrëveshja kolektive, dhe shpresoj se që nesër herët në mëngjes e njëjta do t’i dorëzohet Ministrisë së financave dhe presim prej atje reagim të shpejtë, të përgjigjen sa i përket pjesës së financave”, deklaroi Marjan Risteski, Kryetar i KSM-së
Duke marrë parasysh se ka të punësuar në shërbimet amë që marrin rrogë prej 14.800 denarëve, është pranuar kërkesa e tyre për harmonizimin e rrogave në shërbimet amë me Ligjin për rrogë minimale dhe rritje graduale të rrogave të tjera.
“Për dasma, paguhej e diela por jo edhe e shtuna, Drejtoria pranoi që të paguhet edhe e shtuna, K-15, 60% prej vlerës së rrogës mesatare në nivel të shtetit dhe shpërblimet jubilare”, pohoi Toni Millosheski, kryetar i sindikatës së Drejtorisë së Librave Amë.
Rrogat për këtë muaj janë harmonizuar me rrogën minimale megjithatë greva po vazhdon derisa marrin përgjigje nga Ministria e financave për realizimin e marrëveshjes së re kolektive. Nëse Ministria e financave nuk jep përgjigje të shpejtë dhe pozitive, protestat do të vazhdojnë javën e ardhshme para godinës së këtij institucioni.
