Ramiz Merkos është në mandatin katër si kryetarë Komunës së Strugës.
Sa ka punuar Merko dhe sa i ka kënaqur votuesit e tij flasin vetë banorët e Strugës.
Mendimet e qytetarëve janë të ndara, disa mendojnë se Merko nuk ka punuar asgjë për këto 4 mandate por ka edhe prej tyre që janë të kënaqur.
“Unë nga Ramiz Merko nuk pres asgjë, unë jam pensionist Gjermanie , edhe fëmijët I kam në
Gjermani, Amerikë.
Gazetarja: A e ka rregullu qytetin a e ka zbukuru?
Me të thënë të drejtën hiç, ja e shihni Strugën hiç nuk është mirë!”
“Nuk kemi komente”
“Nuk di asgjë hiç, nuk dua të komentoj situate tregon vetë “
“Jemi të kënaqur, punojnë siç duhet kjo është, e shihni edhe vetë më mirë ska “
“Sa I përket kryetarit Ramiz Merko ka punuar shumë në këtë Strugë që të mos ishte ai nuk do të ndërtoheshin këto ndërtesa që janë ndërtuar sot në këtë vend e them me realitet pa gënjeshtër”
Merko në zgjedhjet e fundit lokale mundi kundërkandidatin për kryetar të Strugës nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Idri Istrefi.
