Merkeli u bëri thirrje gjermanëve që t’i respektojnë restrikcionet e “rënda”

TË FUNDIT

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot u bëri thirrje gjermanëve që t’i pranojnë kufizimet në lidhje me pandeminë e koronavirusit që hynë në fuqi në mesnatë, përfshirë edhe orën policore gjatë natës, prej orës 22 deri në 5 të mëngjesit, kufizimet shtesë të kontakteve personale dhe qasjes nëpër shitoret të cilat nuk janë të patjetërsueshme në rajonet me shkallë të lartë të infeksioneve.

Në paraqitjen e saj javore Merkeli e pranoi se masat e reja janë “të rënda”, por theksoi se nevojitet që të ndërpritet përhapja e virusit në vend.

Agjencia gjermane për Kontroll të Sëmundjeve dje njoftoi për 23.392 infeksione të reja dhe 286 raste të vdekjes nga koronavirusi. Që nga fillimi i pandemisë, në Gjermani janë regjistruar gati 3,3 milionë raste të infeksionit dhe 81.444 raste të vdekjes.

Merkeli tha se masat e reja, të cilat automatikisht hyjnë në fuqi në rajonet ku ka më shumë se 100 raste të regjistruara në 100.000 banorë në javë, dhe janë “urgjentisht të nevojshme” për vendin.

Duke cituar vende të tjera, si Britania e Madhe, Portugalia dhe Irlanda, të cilat shënuan rënie të madhe të numrit të të infektuarve gjatë karantinës së rreptë, ajo qëndroi në mbrojtje të masave të reja kufizuese kundër kritikëve të cilët thonë se janë të tepruara.

“Asnjë vend që arriti t’i japë fund valës së tretë të pandemisë dhe pastaj përsëri t’i zbusë kufizimet, nuk pati sukses pa masa të rrepta, siç është ora policore e natës”, tha Merkeli.

Dhjetëra personalitete të njohura në Gjermani këtë javë publikuan linqe dhe video në të cilat talleshin me kufizimet dhe ata të cilët i mbronin ato. Në ndërkohë, disa nga ata i larguan incizimet dhe kërkuan falje për mbështetjen e rrëfimit ekstremist të djathtë për pandeminë, dhe ky ishte si një tentim që t’i ulin vuajtjet e atyre të cilët i humbën më të afërmit e tyre nga koronavirusi

TË NGJAJSHME