Merkel në Beograd, Vuçiq e pret me lule

TË FUNDIT

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Serbi.

Ajo është pritur nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq me një buqetë me lule në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd.

Kjo është hera e dytë që Vuçiq e mirëpret Merkelin në Beograd, hera e parë ishte në vitin 2015 në rolin e kryeministrit, përcjellë rtv21.tv

Vuçiq është takuar 16 herë me kancelaren gjermane që nga viti 2014.

Pas takimeve në Beograd, Merkel nesër do të udhëtojë në Tiranë.

Në agjendë, përpos takimit dhe konferencës me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama është edhe takimi me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor./21Media