Merkel: Mandatin tim e shënuan kriza

TË FUNDIT

Kancelarja gjermane Angela Merkel në konferencën e sotme për shtyp  të fundit verore si kancelare ka folur për krizat gjatë mandatit të saj ku edhe njëherë u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen.

“Pandeminë mundemi vetëm së bashku ta tejkalojmë. Çdo qytetar i vaksinuar është një hap drejt normalitetit”, tha kancelarja në konferencën për shtyp të fundit verore, e cila, duke marrë parasysh atë Angela Merkel më nuk kandidohet në zgjedhjet në shtator, me siguri është konferenca për shtyp e saj e fundit në këtë funksion.

Merkel tregoi në incidencë të rritur ditëve të fundit dhe nevojën të parandalohet kolapsi i sistemit shëndetësor.

“Kjo ende është obligim i madh për politikën”, tha Merkel.

Ajo e ka identifikuar krizën e koronës si një nga pesë krizat më të mëdha në mandatin e saj.  Përveç asaj, prejse ishte  zgjedhur kancelare në vitin 2015, Merkel u përball edhe me krizë financiare, krizë të mbijetesës së euros,  krizën e refugjatëve dhe krizën klimatike.

Në lidhje me luftën kundër ndryshimeve klimatike, kancelarja gjermane tha se beson që është bërë pak gjatë mandatit të saj.

“Mendoj se kam dhënë shumë energji në mbrojtjen e klimës, por tani shikoj se shpejtësia duhet të rritet”, tha Merkel.

Në lidhje me krizën e refugjatëve, Merkel shprehu keqardhje që ende  nuk ka politikë të unifikuar në korniza të Bashkimit Evropian kur bëhet fjalë për njohjen e statusit të azilit dhe refugjatit.

“Deri tani nuk arritëm të vendosim migrim legal dhe njëkohësisht të vendosim rregulla për pranim të rregullt të refugjatëve me qëllim që ta parandalojmë tregtinë me njerëz”, tha Merkel.

Në të njëjtën kohë, kancelarja gjermane bëri thirrje  në pranim të shtetasve afgan të cilët kanë punuar për Bundesverin, por hodhi poshtë  pranim të mëtutjeshëm të qytetarëve nga ai vend  të cilët pas tërheqjes së trupave perëndimor mund të nisen drejt Evropës.

“Nuk mund t’i zgjidhim të gjitha problemet me pranimin e këtyre njerëzve”, tha Merkel.

Në pyetjen se çka do të bëjë pas tërheqjes nga politika në vjeshtë, Merkel tha se nuk ka plane konkrete, “por do të dijë si ta kalojë kohën e saj”.

“Për momentin nuk kam shumë kohë të mendoj se çka do të bëj kur më nuk do të jem kancelare”, përfundoi Angela Merkel.

TË NGJAJSHME