Merkel: Lufta kundër Covid-19 është detyrë e shekullit

TË FUNDIT

Kancelarja gjermane Angela Merkel në fjalimin e saj të fundit të Vitit të Ri para qytetarëve si shefe e Qeverisë gjermane i falënderoi bashkatdhetarët e saj për përpjekjet në luftën  kundër koronavirusit. Ky viti 2020 u bë vit në të cilin shumë njerëz tejkaluan veten e tyre, citohet në fjalimin e publikuar sot.

Merkel i falënderoi gjermanët për durimin dhe disiplinën gjatë pandemisë, i dënoi korona-skeptikët dhe bëri thirrje  të mos harrohen  detyrat siç është mbrojtja e klimës.

Kancelarja përkushtoi vëmendje të veçantë në meritat e të punësuarve në institucionet shëndetësore, shtëpitë e pleqve,  personat e pafuqishëm dhe pjesëtarët e forcave të armatosura. Edhe krahas pandemisë, jeta ishte e mundshme falënderim i përpjekjeve të shumë njerëzve – në markete dhe automjetet bartëse, në posta, transportin publik, stacionet policore, shkolla dhe kopshte, kisha dhe media”, përkujtoi Merkel.

Ajo konsideron se “lufta kundër pandemisë së koronavirusit është detyrë e shekullit në plan politik, social dhe ekonomik”.

“Dimri do të jetë i rëndë dhe të gjithë duhet të kontribuojnë që të kufizohet pandemia”, tha Merkel.

Ajo i falënderoi gjermanët për mbajtje të disiplinuar  të maskave dhe mbajtje të distancës. Vëmendja ndaj të tjerëve dhe mendjes së mençur janë shenja të humanitetit”, theksoi kancelarja.

Ajo i kritikoi skeptikët e koronavirusit. Teoritë e komplotit nuk janë vetëm të rreme dhe të rrezikshme, por janë edhe cinike dhe të ashpra ndaj atyre që i humbën të afërmit e tyre në pandemi, theksoi ajo./MIA