Kur bëhet fjalë për të ndihmuar vendlindjen, mërgimtarët e Kërçovës nuk mendohen shumë.
Faik Ademi e ka sjellë nga Zvicra këtë zjarrfikëse si donacion për komunën. Ai është një kontribuues dhe aktivist i rregullt.
Makina moderne ka gjithçka që duhet për shuarjen e zjarreve.
Ajo që e shtyu ta bëjë këtë janë zjarret e shumta që sivjet kapluan vendin, gjersa autoritetet hasnin vështirësi gjatë shuarjeve.
“Duke parë verës pasi koha ishte shumë r nxehet ndodhën shumë zjarre në vendin tonë, gjithashtu ndodhi edhe tek unë në kojshi dhe duke biseduar me djemtë thash pa tjetër duhet me mendu diçka për Kërçovën që me sjell, pasi shkuam atje në Komunë ku punojmë merremi me biznes ata na I mundësuan këtë dhe pastaj ne e sollëm këtu”, tha Faik Ademi, donator.
Zëvendëskomandanti i brigadës në Kërçovë Rasim Alimi e falënderoi për këtë mjet më se të nevojshëm për qytetin dhe rajonin.
“Tani me këtë kamion mendoj se kemi mjete të mjaftueshme për vendin ku veprojmë ne”, tha Rasim Alimi, zv/komandant i zjarrfikësve.
Kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari foli mbi vlerat e humanizmit dhe kontributit të mërgimtarëve për vendlindjen.
Me këtë zjarrfikëse brigada e qytetit është ca më e përforcuar për t’u përballur me zjarret.