Mënyra natyrale për të dezinfektuar gjuhën

TË FUNDIT

Era e keqe e gojës mund të vijë si rezultat i infeksioneve apo prishjes së dhëmbëve, mikrobeve në gjuhë apo çrregullimeve të tretjes.

Ja disa mënyra për të desinfektuar gjuhën dhe për të zhdukur erën e keqe të gojës:

Përbërësit:

Furçë dhëmbësh e pastër

Një kruajtëse gjuhe

Gargare

Pastrojeni gjuhën me furçën e dhëmbëve (ose me kruajtëse) me pastë dhëmbësh duke lëvizur nga para – pas gjuhës.  Aplikoni pak presion mbi gjuhë në mënyrë që të hiqni të gjitha bakteret dhe mikrobet e akumuluara. Pas kësaj, shpëlajeni gojën me ujë të vakët, si dhe me gargare dezinfektuese për gojën.

Mënyra me sodë buke

Përbërësit

  • 1 filxhan ujë
  • 1 lugë çaji sodë
  • 3 pika vaji esencial menteje

Vendosini të gjithë përbërësit në një kavanoz dhe tundeni atë në mënyrë që të përzihen sa më mirë. Përdoreni lëngun e krijuar në mënyrë gargare, çdo ditë/Shendeti.

Mënyra me uthull molle (musht)

Përzieni 1 filxhan ujë me 2 lugë uthull molle. Uthulla e mollës është një agjent i natyrshëm në dezinfektimin dhe luftimin e llojeve të ndryshme të mikroorganizmave. Mjafton ta shpëlani gojën me uthullën e mollës dhe gjuha juaj do të dezinfektohet. Në këtë mënyrë zhuket dhe era e keqe e gojës.

Mënyra me peroksid hidrogjeni

Në një filxhan ujë hidhni një lugë peroksid hidrogjeni. Shpëlajeni gojën me lëngun e krijuar në formë gargare. Kjo mënyrë shërben edhe për zbardhimin e dhëmbëve. Por kini kujdes! Nuk duhet mbajtur në gojë më shumë se disa sekonda.