Mënyra e jetesës është një shkaktar kryesor i goditjeve në tru edhe te të rinjtë. Kështu deklaroi mjekja Sanja Xhambazova Zikova. Sipas saj faktor kryesor janë dobësimi i zemrës, gjakut edhe përdormi i alkoolit edhe nikotinës.
“Për fat të keq sulmi në tru përfshinë edhe popullsinë më të re, ndërsa ata janë pacientë nga 18 deri në 55 vjet dhe në këtë grup ndikojnë edhe faktorët që janë tek grupi i më të moshuarve. Por tek kjo grupmoshë ka edhe rreziqe tjera për sulmin në tru dhe ato janë mënyra e jetesës. Mund të ketë edhe sëmundje tjera gjenetike, dobësimi i zemrës , dobësimi i gjakut dhe në ditën e sotme është edhe mënyra e jetesës si përdorimi nikotinës, alkoolit por edhe drogës.” – thotë Sanja Xhambazova Zikova-mjeke.
Ndryshe, Fakulteti i shkencave shëndetësore në universitetin e Evropës Juglindore për herë të parë organizoi punëtori shkencore me këtë temë “Goditja në Tru”.
“Qëllimi i kësaj ngjarje është që të gjithë të flasim edhe të rritim vetëdijen dhe njohuritë për sulmin në tru, si një katastrofë humanitare dhe normalisht të ulim numrin e kësaj sëmundje dhe të edukojmë popullatën që në kohë të kryejë kontrolle dhe të kërkojë ndihmë mjekësore.”- thotë Anita Arsovska – mjeke.
Goditja e trurit është një lloj lëndimi i trurit. Gjithashtu është i njohur si goditje ose pikë në tru. Në goditje truri arrihet kur ka ndërprerje të menjëhershme të furnizimit me gjak në tru.
