Votimi i Krenar Llogës për ministër, ka hasur në pengesa teknike, kështu u kuptua të paktën nga reagimi i liderit të PDSH-së, deputet, Menduh Thaçi.
Sipas asaj që deklaroi kryeparlamentari, Talat Xhaferi votën e Thaçit nuk e tregoi sistemi.
Prandaj, ky i fundit reagoi.
Kësisoj, edhe pse në ekran u regjistruar se “për” Krenar Llogën ministër votuan 64 deputetë, në mënyrë shtesë votoi Thaçi.
“Nëse nuk e tregon sistemi, deputeti ka të drejtë të reagojë derisa nuk e konstatoj numrin e votimeve”, tha Xhaferi, transmeton TV21.
Lloga do të jetë ministër i Drejtësisë.
