Melinda Gates mund të bëhet gruaja e dytë më e pasur në botë

TË FUNDIT

Melinda Gates, një filantropiste dhe aktiviste për fuqizimin e grave, tashmë ish-bashkëshortja e Bill Gates, mund të bëhet gruaja e dytë më e pasur në botë me një pasuri prej rreth 73 miliardë dollarë.

Në peticionin e saj të divorcit, Melinda deklaroi se martesa e saj me multimiliarderin, pronarin e Microsoft, Bill Gates, “ishte thyer në mënyrë të pakthyeshme” dhe bëri thirrje në gjykatë për të ndarë pasurinë e çiftit prej 146 miliardë dollarëve.

Sipas ligjit të Washingtonit, çiftet që divorcohen duhet të ndajnë pasurinë e tyre në mënyrë të barabartë.

Nese kjo finalizohet, Melinda French Gates, e cila kohët e fundit ka vendosur mbriemrin e saj të vajzërisë në profilet në rrjetet sociale do të renditet pas Francoise Bettencourt Meyers, pronares së L’Oreal, pasuria e të ciles vlen 83 miliardë dollarë.

Bill dhe Melinda Gates kanë njoftuar se janë divorcuar pas 27 vitesh martesë, duke thënë “nuk besojnë më se mund të rriten së bashku si çift”./21Media