Melinda Gates flet për arsyen e divorcit dhe tregon se është gati për një partner të ri

TË FUNDIT

Melinda French Gates ka folur për herë të parë për divorcin e saj nga Bill Gates.

Në një intervistë ekskluzive në CBS Mornings, Melinda tha se nuk kishte diçka specifike që çoi në ndarjen e tyre.

Gjatë intervistës, Melinda u pyet për marrëdhënien që Bill kishte me një punonjëse 20 vjet më parë.

“Unë sigurisht besoj në falje, kështu që mendova se do të ishte zgjedhja më e mirë,” tha Melinda.

“Nuk ishte një moment apo një gjë specifike që ndodhi. Thjesht erdhi një koha ku kuptova se nuk ishte e shëndetshme dhe nuk mund të besoja më në atë që kishim,” shtoi ajo.

Pas 27 vitesh martesë, Bill dhe Melinda njoftuan ndarjen e tyre në maj, duke thënë në një deklaratë të përbashkët në atë kohë se “Nuk besojmë më se mund të vazhdojmë së bashku në një fazë tjetër të jetës sonë”.

Në kërkesën e saj për divorc, martesa e tyre u përshkrua si “e prishur në mënyrë të pakthyeshme”. Ata e finalizuan divorcin në gusht.

Tani, Melinda thotë se po fillon të shkojë në anën tjetër në udhëtimin e saj të shërimit.

“Ndjehem sikur po kaloj në një tjetës kapitull,” tha ajo. “Dua të them, është viti 2022 dhe në fakt jam shumë e emocionuar për atë që do të vijë dhe për jetën që kam pëpara”.

Ajo tha gjithashtu se sot kanë një marrëdhënie pune produktive, por nuk ka shanse për rikthim.

Madje ajo shtoi se është totalisht e hapur për të njohur një partner të ri.

Bill, 66 vjeç, ka reflektuar më parë për divorcin e tyre në dhjetor, duke e quajtur 2021-shin vitin më të pazakontë dhe më të vështirë të jetës së tij.