Meksikë: Ushtria ka vrarë 12 pjesëtarë të kartelit të drogës

TË FUNDIT

Ushtria meksikane ka njoftuar se pjesëtarë të saj dje në një zënkë të armatosur kanë vrarë 12 anëtarë të një karteli të drogës në qytetin Nuevo Laredo.

Si[ theksohet në kumtesë, sulmuesit e kartelit kanë hapur zjarr ndaj tre patrullave ushtarake me kamion, me [ka ushtarët kanë kthyer në të njëjtën mënyrë. Në përleshje janë vrarë 12 sulmues, ndërsa asnjë ushtarë nuk është lënduar.

Në vendin e incidentit, sulmuesit kanë lënë një automjet, tetë pushkë automatike dhe dy snajperë me kalibër 50 milimetra.

Supozohet se viktimat i kanë takuar “kartelit të verilindjes” që më herët ka qenë nën kontrollin e “Zetasit”./MIA